Politika e Rikthimit
Wild Arabic Herbs mban pergjegjësi për dërgimin e porosisë me anë të postës së shpejtë, deri sa të mbërrijë në dorë të blerësit apo pacientit.
Nëse malli nuk është në përputhje me atë që ka porositur blerësi, ose është dëmtuar gjatë transportit dhe ka mbërritur i cënuar dhe i mangët, atëherë Wild Arabic Herbs mban përgjegjësi për ridërgimin e tij, deri sa të mbërrijë i pacënuar në dorë të blerësit.
Menjëherë sa malli mbërrin në dorë të blerësit, ai është i pakthyeshëm edhe në rast se nuk hapet nga blerësi, për faktin se produktet tona përgatiten me porosi në castin e blerjes dhe formulat e tyre ndryshojnë për cdo pacient në varësi të diagnozës dhe gjendjes së secilit pacient në kohën e porositjes së produktit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!