Kur dështon në zbulimin e trupave të huaj, sistemi imun sulmon indet e tij epiteliale, lidhëse, muskulore dhe nervore, pra vetveten. Ai mund të sulmojë një qelizë të vetme, mund të sulmojë një organ ose një sistem të tërë. Ky është dështim i ushtrisë në mbrojtje të trupit nga sulmet e huaja. Por më shumë se kjo, është dështimi i ushtrisë së imunitetit në identifikimin e anëtarëve të trupit të tij, dhe si pasojë shkaktohen crregullimet autoimune dhe neurodegjenerative, shumica e të cilave është e vështirë për t'u diagnozuar nga mjekësia konvencionale, por edhe nëse diagnozohen si duhet, gjithësesi nuk ekziston një kurë apo ilac kimik për shërimin e tyre.
Pikërisht këtu pasqyrohet roli jetik i Ekipit të Zbulimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs, në ofrimin e formulave unike nga bimët e egra të shkretëtirës arabe, të studiuara në mënyrë shkencore dhe të provuara me sukses në njerëz me çrregullime të ndryshme autoimune dhe neurodegjenerative, të konkretizuara në produktet e mëposhtme.